Pavarësisht asociacionit, Gjermania zgjat mandatin ushtarëve në Kosovë, analistët: Sinjal se Berlini është i shqetësuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë
Mbase çështja e Asociacionit po hedhë në sipërfaqe dallimet politike mes Kosovës e Gjermanisë, megjithatë kjo e fundit nuk po hjekë dorë nga Kosova në aspektin e sigurisë.
Marrë parasysh gjendjen jo të mirë të sigurisë në Mitrovicën e veriut, Gjermania vendosi t’ia zgjasë edhe për një vit mandatin
E kjo sipas politologut Fidan Ukaj është tregues i një aleance të fortë.
“Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Gjermanisë për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, vazhdimi i mandatit të ushtarëve gjermanë në Kosovë dhe Bosnje, është tregues së Gjermania është akter kryesor në suaza të NATO-së. Ballkani Perëndimorë gjendet në zemër të Evropës dhe interes i tyre është, anëtarësimi sa më shpejt i rajonit në gjirin e Bashkimit Evropian”, deklaroi Fidan Ukaj, politolog.
Për një rrezik potencial flet edhe njohësi i sigurisë Drizan Shala.
“Kjo është tregues i qartë se Berlini zyrtar, është i shqetësuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë. Ky numër, sipas gjitha gjasave, mund të ketë edhe rritje dhe shumëfishim të kontigjentëve të tjera për të mos i’u dhënë mundësi ndonjë ekuilibri të caktuar të interferimit të Serbisë e Rusisë, përmes formave hibride”, deklaroi Drizan Shala-Ekspert i Sigurisë
Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të ushtarëve që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it e ku ka theksuar se ky vendim vjen si shkak i tensioneve Kosovë-Serbi.