Pau Torres poshtëron Tottenhamin – skuadra i pagoi klauzolën, por si i refuzoi ai?
Mbrojtësi spanjoll, Pau Torres, ka poshtëruar skuadrën e Tottenham Hotspur.
Torres, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion i Europa Leauge me Villarreal, ka vendosur të mos i bashkohet skuadrës së Spurs.
Spurs u treguan të gatshëm të paguajnë klauzolën e mbrojtësit, por përgjigja e këtij të fundit ishte brutale.
Pau Torres ka refuzuar skuadrën e Tottenham me arsyetimin se largohet nga Villarreal vetëm për ndonjë skuadër të madhe, përcjell Periskopi.
Në sytë e spanjollit Tottenham akoma është një skuadër e vogël.
Torres pati një sezon mjaft të mirë, duke fituar minutazhë edhe në Euro 2020 me skuadrën kombëtare të Spanjës. /Periskopi/