Patrullimet e policisë serbe në Maqedoninë e Veriut, Haki Abazi akuza Kurtit për heshtje për “kurthën ndaj shqiptarëve”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar për marrëveshjen që është arritur në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për patrullime të përbashkëta policore.
Abazi thotë se për këtë gjë s’po bën zë as pala shqiptare në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut e as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili përkrahu koalicionin e ri qeverisës në Maqedoni të Veriut.
Deputeti Abazi thotë se edhe nëse ekstradimi është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Shkupit e Beogradit atëherë sipas Abazit “kurtha ndaj shqiptarëve për gojën e ujkut e ka vulën e Kurtit”
Reagimi i plotë:
Heshtja me veshët në lesh!
Dacic ka deklaruar se policia e serbisë do të patrulloj në Maqedoninë e Veriut- deri në Ohër. Kjo ndodhë në kohën kur në Maqedoni ka një përfaqësim jolegjitim të Shqiptarëve dhe në sinkron me deklaratat e zyrtarëve të VMROs se do të ndjekin ish Ushtarët e UÇKs. Në koalicion është një palë e dobët dhe aspak e përgaditur për t’u ballafaquar me tendencën e diskriminimit dhe zhvlerësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kjo gjendje krijon një situatë të re dhe e cila kërkon dhe imponon veprime të reja. Më pak se 4% e serbëve në Kosovë e mbajnë peng gjithë progresin e Kosovës në agjendën zhvillimore ndërsa mbi 30% e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë bërë copë copë me akuza të ndërsjellta dhe në dëm të interesit të shqiptarëve atje dhe Kurti ka qenë kryesori në këtë përçarje!
Pas deklaratave të Dacic për patrollim të policisë Serbe deri në Ohër, pala shqiptare në qeveri në Maqedonimë e Veriut, nuk bëri zë, as Kurti i cili duke përkrahur këtë koalicion qeverisës në MV i mundësoi policisë së serbisë të gjurmojë në vendbanimet shqiptare. Nëse edhe ekstradimi është pjesë e kësaj marrëveshje, kjo i bie që kurtha ndaj shqiptarëve për gojën e ujkut ka vulën e Kurtit!