Patrisi shan me nënë personin që e fyen Tunën pasi lindi djalin e dytë

Patrisi shan me nënë personin që e fyen Tunën pasi lindi djalin e dytë

Partis Berisha është kapur në komente me një person që i ka shkruar në Facebook ish-partneres së tij, Tunës, raporton Express.

Altuna Sejdi – Tuna që ka mbajtur shtatzëninë e dytë larg syrit të mediave, ka qenë cak i komenteve negative dje gjatë ditës.

E për këtë arsye ka reaguar Patrisi duke i dalë në mbrojtje të njejtës.

Berisha ka komentuar në postimin që ka bërë dje Tuna ku edhe ka lajmëruar se ka sjellë në jetë një djalë.

Megjithatë, Patrisi ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër komentuesit, duke e sharë të njëjtin me nënë.

Tuna djalin e ka pagëzuar me emrin Zen. Lindja e djalit të saj të dytë ka rastisur të jetë në Ditën e Nënës.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës. Proud Mom of Tian and Zen “, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: