Patrisi i kundërpërgjigjet Tunës pasi ia ndërroi mbiemrin djalit

Patrisi i kundërpërgjigjet Tunës pasi ia ndërroi mbiemrin djalit

Patrisi i është kundërpërgjigjur Tunës.

Raportet e këngëtares Tuna Sejdi dhe muzikantit Patris Berisha nuk janë të mira, shkruan lajmi.net.

Kjo vihet re bazuar në disa detaje të fundit madje thuhet se dyshja janë ndarë përfundimisht.

Ishte Tuna ajo e cila përveç se e hoqi mbiemrin Berisha nga llogaria e saj në Instagram, e ka hequr edhe tek ajo e djalit.

Ishte Robert Berisha, vëllai i Patrisit i cili reagoi më pas nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruante Tian Berisha, ndërsa të gjithë e prisnin reagimin e babait të Tianit.

Patrisi para pak minutash e ka publikuar një video me të cilën ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i Tunës.

Ai e ka publikuar një video në të cilën shihet me djalin Tianin dhe pranë postimit e ka theksuar se mbiemri i tij është Berisha.

“Tian Patris Berisha ❤️”, ka shkruar Patrisi në Instagram.

Shpërndaje në: