Patriotizmi i mbuluar me shallin e një erudicioni suplit
Recension me rastin e botimit në maqedonisht tëromanit “Gryka e Kohës –
Nji histori mbulue me shall”
Shkruan: Ferid Muhiç
I pëlqej librat që të ngashnjejnë për të biseduar. Kylibër të ngashnjen që nga titulli. Titulli i këtij libri (tëparë) të autorit Migjen Kelmendi është “Gryka e Kohës – Nji histori mbulue me shall” (“Dukagjini”, Pejë, 1994 / UET PRESS,
Tiranë, 2022 ). Pjesa e parë e titullit po tëpërkthehej në anglisht do ishte – “The Gate of Time” – “Porta e Kohës”. Edhe pse efektive, kjo sintagmëqëmoti është shndërruar në diçka mundane, tëzakonshme, derisa në funksion të përkthimit – u përdor me një liri të tepruar. Dua të them, nëgjuhën shqipe, “Gryka” nuk domethënë “Portë” pordirekt – “Kanjon/Grykë”. Termi “Portë” është ipapranueshëm edhe nga shkaku se “Gryka” ngatitulli i romanit, nuk është çfarëdo gryke, po mu “Gryka e Rugovës” – toponim për njërën nga grykatmë të gjata (25km) dhe më të thella (mbi 1000m) në Europë. Andaj, “Gryka e Kohës” nga titulli nukështë ndonjë grykë abstrakte në funksion metafore, që titulli “Gate of Time” padyshim sugjeron. Duhetditur që “Gryka e Rugovës” për të cilën bëhet fjalë, gjindet mu në hyrjen/ daljen e qytetit Pejë. Të gjithandryshimet që i sjellte dhe i merrte koha, kanëarritur në këtë qytet nëpër këtë grykë, e cila nga kjoarsye edhe është quajt në titull – “Gryka e Kohës”.
Edhe pjesa e dytë e titullit të fton për të biseduar, sepse fjalia “një histori mbuluar me shall” është njëformulim provokativ, fjali e cila mundet por nukdomethënë se duhet të kuptohet tekstualisht. Përmua, ‘një histori” në këtë shembull në të vërtetë kakuptimin e një storie – “një tregimi të mbuluar me shall”! E shalli? – As ai shall me të cilin ështe imbuluar tregimi për të cilin flet ky libër, nuk ështëçfarëdo shalli! Edhe për te kemi shumëçka për tëthënë. Pra, ashtu si gryka, poashtu edhe ky shall nuk është një shall abstrakt, por shalli i Arifit. Arifipra është figura qëndrore, pika referuese e sistemitkoordinativ shumështresor e të hapërdarë të krejtromanit. I lindur rugovas, Arifi zbret në qytetin e Pejës, i mbuluar me shall, i cili në roman funksionon si alegori e fuqishme. Duhet ditur se “shalli i rugovës” paraqet një pjesë tradicionale tëveshjeve të mashkujve, banorë të Rugovës. Mashkujt nga Rugova krejt jetën, këtë shall dymetrash të gjatë dhe të punuar me lesh të tjerrunbojë-bore, e mbajnë të mbështjellur rreth koke. E heqin vetëm kur flejnë. Me një arsye tëkuptueshme. Pra, ky shall njëkohësisht është edheqefin – mbulesë/çarçaf mortor me të cilin varrosettrupi i të vdekurit – në rastet kur qefini nuk mund tëgjendet në vendin ku vdekja e ka takuar. E kjo gjë, në ato kreshtat e Rugovës, ka ngjarë shpesh. Qoftënga shkaku se atij që e bartë, shalli vazhdimisht ikujton afërsinë e vdekjes, qoftë nga mënyratradicionale se si shalli bartet (më e mundura nësinergji të dy faktorëve!), ky shall rugovasve u jepnjë vulë maskuliniteti të theksuar dhe një krenarisolemne. Tanë rugovasit që i kam takuar në jetë, pa përjashtim më kanë lënë përshtypje të luftëtarëvedhe të një urtie që vetëm ata e dijnë.
Kështu, gjithçka erdhi në vend të vetin: qyteti Peja, gryka e Rugovës dhe një tregim për një njeri tëmbështjellur me shall rugovasish!
Pasi zbërtheva këtë, librin të ju them të drejtën mënuk e lexova: u zhyta në të! Nëse s’kam qenë akteri krejt këtij tregimi, kam qene dëshmitar në secilënfaqe, vëzhgues prezent i kudondodhur. Nëseakterët e këtij tregimi nuk me kanë parë mua, unëkam pasur mundesinë t’i shoh ata. Nëse në botëegziston vetëm edhe një libër që në tërësinë e tijpërputhet me përvojën e lexuesit, atëherë ky ështëlibri!
Autori përshkruan – unë shoh! I shoh majat e Bjeshkëve të Nemuna të Rugovës mbi re, i shohshtëpitë e vetmuara të katundeve të Rugovës nënre; e shoh çdo sokak dhe çdo dyqan të Pejës; ishoh fytyrat e njerëzve që i kam njohur ose takuar, të përshkruara me luciditetin dhe pedantërinë e njëRobert Muzil; qartë, a thua po e mbajë në dorë, shoh çdo artikull nga reportoari enorm tregtar iMend Ali-begut, çdo gur nga gjithë ata që janënumëruar, e nga ata të lloji mitik e imagjinar (guri ifilozofit), dhe krijoj pasqyrën e qartë; shoh se sifluturojnë me dhjeta flutura të numëruara me precizitet taksonomik; shoh, bile edhe – ndjejaromën! – e çdo trëndafili veç e veç, nga ai shenim illojeve të trëndafilave, me emrin e tyre popullor dheate latin.
Autori spjegon – unë kuptoj! Vendimet, motivet, veprimet – të Arifit i cili nga Rugova zbret në qytetine Pejës dhe të Zahides së tij besnike, e cila kishtembetur duke e pritur në Rugovë (derisa t’i fitojë ca para). E kuptoj Menduh Ali-begun i cili qëndronedhe pse e di se do të pushkatohet edhe Shukribegun që ikë për në Turqi; e kuptoj priftin katolikDon Gjergjin, i cili me përkushtim e shkruan Fjalorine tij enorm të nocioneve në mënyrë që në Kombete Bashkuara tërë botës t’ia dëshmojë se shqiptarëtjanë popull autokton në Ballkan; sidomos e kuptojmirë kaçakun e moçëm Ramë
Ujkanin, i cili u kërkon një thikë për ta prerë perqen, pasi i ishte dorëzuar xhandarmëve!
“Jeta jeme, që prej Zoti e kam, kish me m’u dokëhedije prej tyne…si me i shpallë Zot të jetës seme – Zoti mos e dhashtë!
Autori citon – unë e di! Kjo punë me citimet deri nëfund më ka bindur që gjithëçka në këtë libër vërtetka qenë pjesë e përvojës sime, dhe nuk bëhet fjalëfare për paramnezi – gabim të mbamendjes. MigjenKelmendit i pëlqen të citojë, por gjithmonëfunksionalisht. Me selektivitet aristokratik, citonautorët e cituar rrallë, e nga ata më të njohurit, zgjedhë veprat më pak të njohura, sjell fragmentetë cituara rrallë. Kulmi ishte kur hasa në një vend ku Migjen Kelmendi citon Gabriele d’Annunzion. Aty për aty fillova dialogun imagjinar përd’Annunzion dhe e nisëm bisedën për veprënL’epifania del fuoco (vepra Nel Fuoco, e ndarë nëdy vëllime: L’epifania del fuoco dhe L’impero del silenzio), që bën fjalë për dashurinë e intelektualitte ri e briliant
Stelia (Gabriele d’Anuncio) dhe të aktores më tëfamshme të asaj kohe Foskarine (Eleonore Duze) diku prapa mureve të Venedikut dekadent e duke vdekur…
Në të njejtën kohë, në rrugët dhe sokaqet, jo aqdekadente por
proporcionalisht edhe më vdekatare të Pejës, zhvillohej një dramë shumë më e madhe dhe sipaspasojave pakrahasueshëm më shkatërruese sesadrama e Stelia’s dhe Foskarina’s në Venedik. Konkretisht, në pikëpamje kohore kjo dramëpërfshinë një periudhë të vonë të historisë sëKosovës, vrazhdë e përkufizuar me LuftëratBallkanike deri në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Edhe pse drama është e fokusuar në regjionin e Rugovës, fillimisht në qytetin e Pejës, ngjarjetturbulente që janë vendosur në një periudhë diku60-vjeçare, e janë sjellur përmes fatit tëpersonazheve qëndrore, e përfshijnë në tregim tërëBallkanin jug-perendimor, Malin e Zi, Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Turqinë. Me përzgjedhjen e temës, kornizës kohore dhe tëngjarjeve
(parimi: koha; vendi; ngjarja – po e thamë me gjuhën e Poetikës së
Aristotelit), Migjen Kelmendi, deshi s’deshi, kaprekë në zgjua grejzash! Edhe pse direkt dhe me detaje i ka përshkruar ngjarjet më dramatike dhedisa nga më tragjiket të historisë më të re tëshqiptarëve në Kosovë, ndodh një çudi e paparë: as edhe një grejzë nuk e thumbon! Kërcen ngamaja e malit rugovas “mbi re”, e drejt e në shtratin e lumit të shteruar të Bistricës mu në mes të
Pejës, e as nuk gërvishtet! Kalon nëpër zjarr prejPeje e deri në Shkodër, prej Ohri deri në Korçë, prej Prizreni deri në Selanik, shkel zbathur nëpërprrushin e përndezur prej Vuçitërne deri ne Mitrovicë, prej Fushës së Kosovës deri në Shkup, prej Shkupi deri në Stamboll, bile edhe deri nëBeograd – e nuk digjet fare!
Virtuoz i pashoq i mirëmbajtjes së drejtpeshimitmes fakteve objektive dhe emocioneve të flakta, pa i leshuar aspak pé fakteve, Migjen Kelmendi kabërë diçka që dukej e pamundur: e ka shkruar njëlibër tejet patriotik për luftën e shqiptarëve për lirinëdhe shtetin e tyre sovran, për pa e përdor as edhenjë formulim të gjuhës së urrejtjes!? Nuk ia kalejuar vetes as edhe ndonjë akuzë morale pakësmë të fortë, as ndonjë kritik të mprehtë dhe tëarsyetuar të politikës hegjemoniste e praktikavegjenocidale të shteteve të cilat me tërë forcatpengonin realizimin e këtyre aspiratave historike tëshqiptarëve në Kosovë – para së gjithash, për njëperiudhë të shkurtë, Mali i Zi, e në mënyrë tëvazhdueshme – Serbia!?
Kështu, Migjen Kelmendi me vepër ka demonstruarefikasitetin e këshillës
Nietzsche’ane: “Metoda duhet të na dallojë!” Sadoimpresiv që është
rezultati që ka arritë – edhe më impresive ështëmënyra me të cilën Migjen Kelmendi i qaset kësajteme tejet eksplozive e të nxehtë. Aspak nuk mëçuditë fakti se kjo nuk i ka shkuar për dore askujtpara tij, e me sa di unë, as pas tij. Që një metodë e tillë të plazmohet në një këso vepre – pa njëshembull të ngjajshem kund! – me idenë se metodado ja krijojë diferencën, ka qenë e domosdoshme tëposedosh edhe kualitetet e autorit MigjenKelmendi! Tok me talentin letrar, që është idomosdoshëm, por jo edhe kërkesë e vetmjaftueshme, vendimtare kanë qenë edhe dyvirtyte: 1.
erudicioni i rrallë, por erudicion i një lloji të veçantë: 2. natyra/karakteri i butë, pa ligësi e urrejtje!
Shumë nga ata që kanë shkruar për marrëdhënietmes Shqiptarëve dhe (në radhë të parë por jo vetëm) Serbëve, padyshim e kanë vërtetuar talentine tyre letrar. Një numër shumë më i vogël iautorëve e ka demonstruar edhe erudicionin e vet, por asnjëri në këtë mënyrë siç është prezenterudicioni në romanin e Migjen Kelmendit. Natyrëtë butë me siguri kanë edhe autorë tjerë që kanëshkruar pë këtë temë, por asnjeri prej tyre nuk kaarritur ta frenojë mllefin dhe urrejtjen për atë qëshkruan! Pos që është impresive, si për nga vëllimidhe llojllojshmëria e informatave, po ashtu edhe përvlerën e saj kognitive, erudicioni i Migjen Kelmenditështë i një lloji të veçantë sepse posedon dykualiteti që gati kurrë nuk shkojnë bashkë me erudicionin: 1. Kualitetin e moderimit/vetpërmbajtjessë kultivuar dhe të theksuar me suptilitet; 2. Kualitetin e benevolencës natyrore! Kur e keparasysh se, sipas rregullit, erudicioni nxitëvetëlavdimin dhe sidomos, inspiron ligësinë dhelakminë, bëhet krejt e qartë se sa i rrallë është kydyzim i këtij lloji erudicioni dhe karakteri, si kushtetë domosdoshme dhe të mjaftueshme për ta shkruar këtë roman!
Është zorshme të përcaktosh se ç’është ky roman. Biografi e gjyshit të autorit, Arifit? Biografi e njëqyteti? Biografi e një populli? Biografi e një pjese tëatij lumi të kohës që derdhet në qiell, për të cilinflitnin rugovasit? Në thelb, ky është një roman qindpërqind patriotik. Nga secila fjali shihet se autori e njeh vendlindjen dhe popullin e vet, poredhe më shumë del ne pah e shihet se ai i do. Ç’është e vërteta, nuk shet mend me patriotizëm, nuk rrah gjoks me dashninë e tij. Patriotizmi i tijpërthehet përmes ndjeshmërise dhe respektitautentik por jo shumë të theksuar, nga një herëpëmes ironisë së lehtë, gjithmonë me mirëkuptim tëthellë dhe evitim të edhe më të voglit gjykim e akuzim.
Ky libër është aq i rrallë, për me qenë edhe më isakte – unikal! – sepse patriotizmi i tij, sado lehtë idalluar po aq i paimponuar, mbuluar me shallinsuptil prej erudicioni, benevolencës së kultivuar dhenë fund, një faktori veçanërisht të rëndësishëm – natyrës së butë të autorit.
Ky libër nuk do ju bëjë me pezëm, as të ju bëjë qëtë vuani; nuk do ju shqetësojë e as të ju shkallmojë. Ky libër do ju japë mundësinë që ta mblidhni veten, do ju hapë sytë për shumë pjesë të jetës që keniharruar se ekzistojnë, do ju kthej nga vetvetja – do ju fisnikërojë. A do ketë më këso librash aq tënevojshëm e të çmuar – pa mllef, pa urrejtje! – përmarrëdhëniet ndërnacionale në Ballkan? Do tëketë. Nëse Migjen Kelmendi vendosë ta shkruajedhe një tjetër. Ata që thonë se ky libër nuk do ndryshojë asgjë me rëndësi në raportet ekzistuese, duhet t’i kujtojmë që libri tashmë ka vërtetuar se çdo patriotizëm i vërtetë, njisoj po si ai shalli bardhësi bora i rugovasve: me te jetohet, me te vdiset. Shall që kurrë nuk nxihet!
Autori Ferid Muhiç me vokacion është filozof, kryetar i Akademisë së
Shkencave të Bosnjës dhe Hercegovinës, anëtar i Akademisë së Shkencave tëMaqedonisë së Veriut, profesor-doktor qëligjëron në Universitetin “Sv. Kiril i Metodij” tëShkupit.