Pato tregon jetën që bënte Ancelotti: Vinte në stërvitje me helikopter, gruaja e tij e drejtonte

Pato tregon jetën që bënte Ancelotti: Vinte në stërvitje me helikopter, gruaja e tij e drejtonte
Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandere Pato ka treguar një histori interesant të trajneri Carlo Anceloti gjatë kohës kur ishte tek klubi italian.

Ai tha se nuk i’u duk e çuditshme fotografia e Ancelotti duke pirë puro, pasi thotë se trajneri ka bërë jetë të tillë gjithmonë, shkruan Periskopi.

Madje Pato zbuloi se trajneri i Milanit atë kohë shkonte në stërvitje me helikopter dhe gruaja e tij e drejtonte atë.
“Ti mendon se fotografia e Ancelottit me puro është e mirë? Kur stërvitej në Milano, vinte në stërvitje me helikopter. Ai jetonte në Parma dhe gruaja e tij – e cila dinte të drejtonte helikopterë. Ai ishte si James Bond. Nëse dikush e ka jetuar këtë jetë, ai ishte Carlo.”

Shpërndaje në: