“Pati premtuar se një dëshmitar do të më denonconte për vrasje të heronjve”- Behgjet Pacolli akuzon Pecin për shpifje

“Pati premtuar se një dëshmitar do të më denonconte për vrasje të heronjve”- Behgjet Pacolli akuzon Pecin për shpifje

Biznesmeni Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra, transmeton Periskopi.

Pacolli në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se ministri Peci kishte deklaruar në dhjetëra emisione televizive se do të paraqitej një dëshmitar i cili, do ta denonconte biznesmenin për “vrasje të heronjve”.

Në reagimin e tij, Pacolli ka thënë se Kosova meriton ministra të përgjegjshëm.

Postimi:

 

Rreth fundit të vitit të kaluar, Faton Peci – përveç ofendimeve dhe shpifjeve që më bëri publikisht – në dhjetëra emisione televizive pati premtuar se shumë shpejt (madje duke e kufizuar këtë kohë në ditë) do të paraqitej një “dëshmitar” që do të më denonconte për “vrasje të heronjve”.

Që nga atëherë ka kaluar shumë kohë – jo vetëm ditë e javë, por disa muaj – dhe ky “dëshmitar i paralajmëruar” ende nuk është shfaqur. Nëse ky dëshmitar nuk është paraqitur deri më tani, atëherë me plot të drejtë mund të konkludojmë se Faton Peci edhe një herë tjetër ka shpifur dhe ka gënjyer, ashtu siç ka bërë edhe në raste të tjera.

Kosova meriton ministra të përgjegjshëm, jo shpifës dhe gënjeshtarë!

Shpërndaje në: