Pasuritë arkeologjike shqiptare, virtualisht për turistët e huaj
Vizitorë nga 20 shtete u njohën virtualisht me pasuritë arkeologjike të Shqipërisë.
Vlerat arkeologjike e turistike të Butrintit, Apollonisë, Durrësit, Finiqit,Via Egnatias po shfaqen prej gati dy ditësh në Panairin Mesdhetar të Turizmin Arkeologjik, në Itali, nëpërmjet stendës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Eksperienca virtuale 360 gradë për vizitorët e huaj, u bë e mundur falë teknologjisë së re ArchaeoVirtual.
Panairi që po mbahet në Paestum të Salernos vjen si bashkëpunim mes UNESCO dhe UNWTO dhe pritet që përgjatë 4 ditëve panairi të vizitohet nga 10,000 vizitorë, 100 ekspozues si dhe nga 20 shtete të ndryshme.