Pastroni xhamat në shtëpi me këto dy receta super efektive!

Periskopi.com Zoya

Le të tregohemi të sinqertë, në këto ditë të nxehta vere gjëja e fundit që do të donit të bënit është pastrimi i shtëpisë, më konkretisht pastrimi i dritareve dhe pasqyrave.

Gjithsesi, nuk i shpëtoni dot dhe papritur e gjeni veten duke u kacavjerrë në ballkon me larës xhamash dhe leckë në dorë.

Por, po sikur t’ju themi që deri më tani ke shpenzuar para më kot për të blerë larës toksikë, të cilët jo vetëm që nuk i fshijnë njollat dhe shenjat e gishtërinjve, por lënë pas edhe mbetje pluhuri ?

Hiqni dorë prej tyre dhe të përgatisni vetë dy larës 100% natyralë që do i bëjnë xhamat e pasqyrat të ndrijnë.

Pastrim me patate dhe uthull molle: Nëse keni disa patate në shtëpi të cilat janë drejt prishjes mos i hidhni, por qërojini në feta dhe me to fërkoni gjithë sipërfaqen e pasqyrës.

Më pas në një enë shtoni dy lugë gjelle uthull molle dhe 1 litër ujë, përzieni bashkë dhe spërkatni sipërfaqet e pista të xhamave.

Mjafton një e kaluar sipër më leckë pambuku dhe xhamat tuaj do të shkëlqejnë dritë.

Detergjent i bërë në shtëpi me lëng qepe dhe uthull molle: Merrni dy kokrra qepë dhe pritini në feta rrumbullake, me to fërkoni sipërfaqen e xhamave ose pasqyrave dhe lëreni të veprojë për pesë minuta.

Në një shishe në formë sprej, shtoni dy lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër ujë të ftohtë. Soda e bukës do të neutralizojë erën e keqe të qepës dhe do të heqë njollat më të vështira në shtëpinë tuaj.

Shpërndaje në: