Pastroni shtëpinë tuaj me këta përbërës pa kimikate

Pastroni shtëpinë tuaj me këta përbërës pa kimikate

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar higjienën e saj.

Por, shpeshherë mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni,si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin e çdo konsumatori.

Për këtë arsye duhet të gjeni zgjidhje alternative të cilat përveç se efektive, nuk dëmtojnë shëndetin.

Ne do ju tregojmë se si të pastroni me disa përbërës që të gjithë i keni në shtëpi, pa kimikate dhe pa shpenzime!

Ju nevojiten 3 përbërës kripë, uthull molle dhe sodë buke.

Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht . Përzieni në një shishe në formë spërkatësi dhe më pas përdoreni.

Kombinimi i këtyre 3 përbërësve tejet ekologjik eliminojnë papastërtitë dhe bakteret nga banjo juaj dhe i rikthen shkëlqimin e humbur.

Mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, sikundër edhe për larjen e kabinës së dushit, pllakave të dyshemesë dhe ato të murit.

Shpërndaje në: