Pastrojeni televizorin tuaj me këta përbërës natyral!

Pastrojeni televizorin tuaj me këta përbërës natyral!

E mbani mend herën e fundit kur keni parë një film ose dokumentar në televizor? Mund të ketë qenë dje, sot, ose para një kohë të gjatë, duke marrë parasysh se telefoni dhe kompjuteri po zëvendësojnë dalëngadalë një nga objektet më të dashura për shumë familje.

Megjithatë televizori shumë shpesh është cak i papastërtive të ndryshme siç mund të jenë gishtërinjtë, pluhuri apo insektet e ndryshme. Materiali i tyre është shumë i ndjeshëm prandaj duhet të kemi kujdes kur e pastrojmë dhe me çfarë e pastrojmë.

Më poshtë do ju tregojmë një mënyrë efikase dhe të pa dëmshme për ta pastruar televizorin tuaj;

Fikni televizorin: Përpara se të procedoni me pastrimin e tij, duhet ta fikni pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalloni pluhurat ose shenjat e gishtërinjve që gjenden mbi të.

Krijoni një solucion larës në kushte shtëpie duke bashkuar 100 ml uthull molle me 500 ml ujë të vakët. Lageni shumë pak pjesën e butë të sfungjerit në larësin e mësipërm dhe fërkoni gjithë sipërfaqen e tij ngadalë dhe pa presion.

Më pas fshijeni atë me ndihmën e një lecke të thatë me mikrofibra.

Nëse vini re se në sipërfaqen e ekranit të televizorit ka tek-tuk ndonjë shenjë gërvishtjeje, mund ta pastroni me një tampon pambuku dhe vazelinë.

Do të habiteni, por edhe do të na falënderoni kur të shihni rezultatin përfundimtar.

Shpërndaje në: