Pastërtia e Kigalit dhe Mësimi për Kosovën
Ruanda është vendi i parë Afrikan që ndalon me ligj importimin e qeseve të plastikës si dhe materialet tjera që nuk re-ciklohen. Në airoportin modest të Kigalit, pasi u kryen kontrollat rutinore të Policisë erdhi radha edhe një kontrolle tjetër të cuditshme. Kontrolla për qeset e plastikës. Ruanda është shteti i parë që ka bërë ilegale përdorimin, prodhimin dhe importimin e qeseve të plastikës pas tej-ndotjes së madhe që shkaktojnë këto materiale të pa-reciklueshme. Cdo pjesë plastike e prodhuar deri më tani në planet, ende ekziston duke e bërë plastikën ndotësin më të madh të planetit. Kosova duhet të merr shembullin e Ruandës dhe të ndaloj me ligj përdorimin e qeseve të plastikës dhe të subvencionoj riciklimin e shisheve të plastikës ose ndaloj importimin e shisheve të pa-riciklueshme. Është e “cuditshme” që Kigali është më i pastër se Prishtina dhe shumë qytete Europiane në këtë aspekt.
Arsyeja kryesore megjithatë nuk është vetëm ndalimi i prodhimit, përdorimit dhe importimit të qeseve të plastikës por ndoshta poaq e rëndësishme është krenaria e mbjellur në kokat e ruandasve që janë të prirur të thonë se “Ruanda është singapori afrikan” duke aluduar në pastërtinë pothuajse klinike të qytetit. Mijëra qytetar marrin pjesë në aksione vullnetare të pastrimit dhe shumë të papunë janë futur në aradhat e pastruesve të qytetit që korrin barishtet dhe mbledhin mbeturina cdo ditë nëpër Ruandë kështu duke kryer dy punë me një rrugë; ulur papunësinë dhe pastruar vendin. Pamje mahnitëse të grave dhe burrave të moshuar me mjete pothuajse primitive të punës dhe rroba tradicionale afrikane duke punuar rrëzë asfaltit për të mirëmbajtur pastërtinë e Kigalit. Gjatë rrugës për në pjesën Jugpërëndimore të Ruandës në kufirin me Republikën Demokratike të Kongos, pastërtia është e njëjt me kryeqytetin edhepse varfëria është e skajshme. Bujqit rural mbajnë dy apo tre thasë me fruta dhe mbetjet ndërsa në mjetin transportues ka qese letre për mbeturinat.
Kosova duhet të ndaloj me ligj qeset e plastikës dhe imponoj me ligj re-ciklimin e shishave të plastikës. Kjo do ti ipte një shancë të vogël edhe një sektori të ri në Kosovë që është ai i prodhimit dhe re-ciklimit të letrës në vend se të shiten dengjet e letrës së re-ciklueshme në Serbi për cmime simbolike.
Qeset e plastikës dhe shishet që nuk ri-ciklohen janë armiku më i madh i ambientit. Duke parë lumenjët në Kosovë dhe ndotjen e tejskajshme me këto mbeturina të patretshme, Kosova duhet të prij në regjion me iniciativën e ndalimit të qeseve të plastikës dhe subvencionimin e ri-ciklimit të shisheve të plastikës për të ruajtur ambientin në Kosovë. Domosdoshmërisht, ky plan duhet të paraprihet edhe me pastrim të Kosovës për vite nga këto mbeturina dhe mbjelljen e mendimit se Kosova duhet të jetë vendi më i pastërt në Ballkan sikurse Ruanda që mban titullin si vendi më i pastërt në Afrikë, titull plotësisht i merituar. Kosova mund të jetë “Singapori i Ballkanit” duke ulur papunësinë dhe pastrur vendin.
Kosova si vend i vogël dhe me një rini shumë të informuar ku përdorimi i internetit depërton tek më shumë se 70% të popullatës, është më se e domosdoshme të krijoj mekanizma informimi për dëmet që shkaktohen ambientit nga plastika. Ndalimi i përdorimit të këtyre materialeve të dëmshme sjellë Kosovën në vendin e parë ballkanik që do ta bënte këtë veprim si fillim i pastrimit të ambientit. Lumenjët tonë në Kosovë janë të stërmbushur me qese dhe shishe të plastikës, me mbeturina tjera të reciklueshme që nuk janë të tretshme.
(Shkrimi është shkruar enkas pas vizitës së autorit në Ruandë (Kigali dhe Giseni) dhe Republikën Demokratike të Kongos (Goma).