Pasta e dhëmbëve që po i lë dentistët pa punë. Ja zbulimi i çuditshëm i mjekut japonez…
Një hulumtues japonez, Kazue Yamagishi, ka shpikur një pastë të re për dhëmbë e cila i rregullon problemet menjëherë pasi të jenë shfaqur.
Prishja e dhëmbëve zakonisht trajtohet duke hequr pjesën e prekur dhe më pas duke e mbushur vrimën me një rrëshirë ose një aliazh metali, transmeton Gazeta Express.
Kjo nuk është aq e mirë sepse gjatë procesit hiqet edhe një pjesë e dhëmbit të shëndoshë, në mënyrë që mbushja të bëhet siç duhet.
Dr. Yamagishi dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një pastë dhëmbësh e cila është e modifikuar dhe kristalizuar kimikisht, dhe që mund të riparojë dëmet e hershme në një dhëmb.
Përderisa ky është një lajm i mirë për pacientët, ky ndoshta nuk është aq lajm i mirë për dentistët. Përbërja e pastës së dhëmbëve është e ngjashme me smaltin e dhëmbëve, vetëm që është në formë të lëngshme dhe kështu mund të aplikohet në zonën e prekur me një furçë dhëmbësh.
Pasi pasta të aplikohet në dhëmb, acidi në sipërfaqen e dhëmbit fillon të shpërndahet dhe tre minuta më vonë ai kristalizohet, duke e fiksuar veten në smalt. /Gazeta Shëndeti