Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë: Mos hesht!

Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë: Mos hesht!

Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë të shqiptarëve në Medvegjë të Luginës së Preshevës.

Më saktë, Sinani ka treguar se protesta do të mbahet para stacionit policor në Medvegjë për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.

Tutje, Sinani ka ftuar shqiptarët t’i bashkohen kësaj proteste.

“Në Medvegjë për të kërkuar drejtësi dhe për të rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë! Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre. Kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje. Mos hesht! Bashkohu për identitetin dhe të ardhmen tonë!” – ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: