Pasion dhe emocione fantastike, komentatori argjentinas shpërthen në lot

Pasion dhe emocione fantastike, komentatori argjentinas shpërthen në lot

Fitorja ndaj Brazilit është emocioni më i bukur që mund të përjetojnë tifozët e Argjentinës, që më tepër nëse bëhet fjalë për trofe dhe ndeshja zhvillohet në fushën e “armiqve”.

Rivaliteti mes dy kombëtareve latine është gjithmonë në nivelet e larta.

Goli i Angel Di Maria vendosi finalen e Kupës së Amerikës, kombëtarja albiceleste u rikthye të fitojë një kupë pas plot 28 viteve dhe në rrugët e Buenos Aires dhe gjithë Argjentinës nisi festa e madhe.

Të gjithë në lot gëzimi, teksa më i lumtur se kurrë u shfaq Leo Messi, i cili ia doli më në fund të fitojë diçka me skuadrën kombëtare. Tepër emocionuese edhe video e Pablo Giralt, komentatorit të njohur argjentinas.

Pablo po transmetonte ndeshjen në radio. Momentet e fundit të ndeshjes ishin drithëruese, siç dallohet në video. Çlirim i madh në momentin që arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes, me Pablon që nuk arrin t’i përmbajë lotët.

Në Amerikën Latine janë të çmendur pas lojës më të bukur në planet, të cilën e përjetojnë me një pasion unik. Në lot edhe Claudio Tapia (presidenti i Federatës, AFA), i cili nuk u përmbajt gjatë përqafimit me Leo Messin, kapitenin dhe yllin e Argjentinës.

 

 

Shpërndaje në: