Pasi u ther – flet për herë të parë babai i Yamalit

Pasi u ther – flet për herë të parë babai i Yamalit

Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e tij përmes rrjeteve sociale pasi u ther me thikë në një parking të mërkurën në mbrëmje.

Mounir Nasraoui, 35 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital pasi u sulmua në qytetin spanjoll Mataro, në veri të Barcelonës.

Sipas La Vanguardia, besohet se ai hyri në një debat me disa persona në zonë ndërsa po shëtiste qenin e tij, para se të shpërthente një sherr dhe Nasraoui të merrte disa plagë me thikë.

Që atëherë, tre persona janë arrestuar nga policia spanjolle, të akuzuar për tentativë vrasjeje, dhe ata kanë konfirmuar se një i katërt është arrestuar gjithashtu.

Babai i Yamal-it ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij në aplikacionin e rrjeteve sociale, Instagram.

“Faleminderit të gjithëve për inkurajimin, tani jam më mirë,” ka postuar ai. “Një përqafim i madh për të gjithë”, shkroi ai.

Shpërndaje në: