Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë
Vetëm pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri një veprim të papritur në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Fituesja e këtij edicioni, hoqi pothuajse të gjithë nga lista e personave që ndjek, duke mbajtur vetëm dy llogari.
Kjo gjë u vërejt vetëm së fundmi dhe pas përfundimit të spektaklit, që u finalizua me fitoren e saj të shtunën e kaluar.
Egla, tani ndjek vetëm dy llogari në Instagram, njëra që është faqja e produksionit të Big Brother VIP Albania dhe tjetra një ‘fan-page’ i saj.
Nuk dihet pse Egla vendosi që papritur të largojë të gjithë nga Instagrami.
Aktorja u shpall fituese e edicionit të tretë të BBVA-s, pas një rrugëtimi të gjatë brenda dhe një konkurrence të ashpër.