Pasi u pezullua fillimisht, Ministria e Hajrulla Çekut aprovon sërish dhënien e tenderit rreth 5 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar

Pasi u pezullua fillimisht, Ministria e Hajrulla Çekut aprovon sërish dhënien e tenderit rreth 5 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar

Pa u bërë ende një muaj nga pezullimi i fundit që u bë, Ministria e Kulturës ka njoftuar sërish se do t’ia jap kompanisë së njëjtë, tenderin i cili është afër 5 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar [3 milionë euro]. Bëhet fjalë për renovimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili po bëhet vite me radhë që nuk po mundet të filloj punimet, shkruan Periskopi.

Njoftimi është publikuar sot në faqen e prokurimit, e ku thuhet se nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 11.07.2024.

Periskopi qysh prej fillimeve të shpalljes së këtij tenderi ka raportuar për dallaveret që po bëhen me këtë tender.

Duke filluar qysh prej vitit 2021, Kurti e Çeku u zotuan se do të formojnë një komision të posaqëm, për renovimin e kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Madje, premtimet ishin që në fund të dhjetorit të vitit 2021 do të fillonin punimet në Prekaz.

Megjithatë, do të kalonin edhe pothuajse 3 vite të tjera për t’u marrë hapa të ardhshëm në këtë drejtim.

LEXO EDHE:

Dyshimet për dallavere në Kompleksin Memorial Adem Jashari: Pezullohet tenderi i cili nga 3 u bë 8 milionë euro

Shkelje flagrante në projektin për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pezullohet tenderi 3 milionësh

Shpërndaje në: