Pasi pret penalltinë – Ndërron jetë portieri 25-vjeçare

Pasi pret penalltinë – Ndërron jetë portieri 25-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin belg. Arne Espil ishte 25 vjeç dhe aktivizohej si portier me skuadrën e Winkel Sport.

Gjatë ndeshjes mes amatorëve të Winkel Sport dhe Westrosebeck, Espil priti një penallti, por menjëherë më pas u rrëzua në tokë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë. Lojtarit iu dha ndihma e shpejtë, madje u përdor edhe defibrilatori. Espil u nis për spital më pas dhe gjatë rrugës ndërroi jetë sipas raportimeve të Het Nieuwsblad.

“Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne kaloi gjithë jetën e tij në këtë klub. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

“Ishte një skenë e tmerrshme”, deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin.

“Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë.

Unë mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Arne ishte një djali i mirë dhe plot humor. Ne jemi një grup miqsh, kjo e bën tepër të vështirë këtë humbje”.

Shpërndaje në: