Pasi nuk firmosi me Club Brugge, Muriqi: Mendova se futbolli kishte mbaruar për mua

Pasi nuk firmosi me Club Brugge, Muriqi: Mendova se futbolli kishte mbaruar për mua

Sulmuesi kosovar është duke shkëlqyer në La Liga.

Ishte njëra prej telenovelave më të çuditshme reale që i ndodhën Vedat Muriqit gjatë verës. Sulmuesi kosovar ishte menduar për një moment se do të luante për skuadrën belge, Club Brugge. Gjithçka ishte gati që sulmuesi kosovar, kartoni i të cilit ende i përkiste Lazios së Romës, t’i bashkohej radhëve të kampionit të trefishtë belg në fuqi…por gjithçka u komplikua tek testet mjekësore, ku belgët thanë se ai nuk i kaloi ato.

Por me në fund, Muriqi nënshkroi për Mallorca, ku paraprakisht ishte huazuar në këtë klub. Vendimi i tij ishte plotësisht i drejtë. Ai ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje në La Liga, dersa Brugge humbi një transferim të mirë këtë verë!.

“Kur isha në Itali kalova kohë të vështira”, tha Muriqi për gazetën spanjolle Relevo. “Isha shumë mirë në Turqi (te Fenerbahçe). Kam shënuar gola dhe njerëzit më kanë pëlqyer. Mora ofertën nga Lazio (klubi italian e bleu për 20 milionë euro) dhe dyshova të marrja e këtij vendimi. Por, Lazio është një nga klubet më të mira në Itali dhe luante në Ligën e Kampionëve në atë kohë. Mora vendimin të shkoja atje, por u lëndova dhe nuk filloi mirë. Ditët kaluan. Shënova dy gola dhe mendova se do të kthehesha. Por ata nuk më dhanë mundësinë për të luajtur. Kur isha keq, luaja rreth 35-40 minuta, por kur isha mirë nuk më jepnin asnjë shans. Ishin pothuajse dy vite shumë të vështira të jetës sime”.

“Kur u ktheva në shtëpi nuk shkoi mirë. Isha i zemëruar, i trishtuar, madje nuk mund ta doja as familjen time Ishte një situatë shumë e vështirë për mua. Fola me miqtë e mi dhe veçanërisht me gruan time. Ajo është mendërisht më e fortë dhe me tha ‘të jem i fortë, të jem gati kur të paraqitet rasti”, vijon ai. “Por ai moment nuk erdhi kurrë.”

“Mendova se futbolli kishte mbaruar për mua. Unë shënova 20 gola me Fenerbahçen dhe më pas mbaroi. Fillova të mendoj se ajo që më ndodhi ishte thjesht fat. Se Zoti do të kishte dashur që të ishte kështu, por tani mbaroi. Me mendje nuk isha mirë. Gruaja dhe nëna ime më ndihmuan shumë. Pas janarit (2022), mora vendimin të shkoja në Mallorca dhe kjo më ndryshoj jetën”, ka thënë ndër të tjera Muriqi në këtë intervistë.

Shpërndaje në: