Pasi mbaroi ndeshjen me sinjalizimin e tij, Clement Turpin shikoi VAR-in dhe akordoi penallti për Atleticon, Carrasco e humbi atë
Ka përfunduar takimi mes Atletico Madridit dhe Bayern Leverkusenit, duel ky në kuadër të rundit të pestë të fazës së grupeve në Evropa Ligë.
Ky duel u mbyll me rezultatin final në 2:2, por Atletico e kishte një mundësi të artë për ta fituar ndeshjen krejt në fund me Carrascon që e humbi penalltinë, shkruan Periskopi.
Por, kjo penallti u akordua pas përfundimit të ndeshjes, ku gjyqtari me rishikimin e VAR-it vendosi që t’i jepte penallti skuadrës spanjolle.
Carrasco dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë, pas kësja Atletico dhe zyrtarisht u eliminua nga Liga e Kampionëve.