Pasi kishte pirë disa gota verë, vendosi ta ndryshojë emrin e tij në Celine Dion

Pasi kishte pirë disa gota verë, vendosi ta ndryshojë emrin e tij në Celine Dion

Të riut Thomas Dodd i kishte ardhur ideja teksa shikonte një nga koncertet e këngëtares kanadeze në Youtube gjatë Krishtlindjeve.

Ai mendoi se do të ishte një ide e shkëlqyeshme të paguante 89 funte për ta marrë zyrtarisht emrin e këngëtares, por harroi plotësisht rreth kësaj gjëje kur dokumentet zyrtare u lanë në prag të shtëpisë së tij .

“Pasi t’i pranoni këto letra, duhet t’i nënshkruani para dëshmitarit të pavarur dhe të informoni mbajtësit e të dhënave tuaja para se të konsiderohet i ndryshuar emri juaj”, citohej aty.

Ai deklaroi se pas kësaj i është dashur të ulej në kuzhinë dhe të reflektonte, por fatkeqësisht nuk i kujtohej asgjë. Megjithatë, ai thotë se nuk e ka në plan që ta ndryshojë këtë vendim dhe shpreson që kjo mund ta çojë në prapaskenë të një prej koncerteve të ardhshme të këngëtares së tij të preferuar.

Megjithatë ai e pranon se druhet t’i tregojë shefave për këtë risi dhe se mamaja e tij nuk e ka parë anën qesharake të këtij ‘incidenti’.

“Jam i mërzitur që nuk e kam trashëguar zërin ose llogarinë bankare të këngëtares – por kjo është diçka tjetër në të cilën mund të angazhohem”, u shpreh ai.

Thomas Dodd – tani Celine Dion, thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo natë kur aplikoi për ndërrim të emrit, por megjithatë shprehet i kënaqur që nuk e zgjodhi emrin e Boris Johnson.

 

Shpërndaje në: