Pasi i dha puthje Sindit, Melisa i kërkon llogari Atdheut
Në emisionin e sotëm të Përputhen në qendër të vëmendjes ishte takimi i Sindit me djalin turk Muratin.
Por detaji që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një veprim i Atdheut, i cili teksa diskutohej në studio, i dërgon një puthje me dorë Sindit.
“Hë mo Atdhe, po kjo çfarë ishte,” pyeti e para, Melisa që ka pasur një takim shumë të afërt me të.
“Asgjë, është një puthje shoqërore për Sindin,” tha Atdheu.
Fjalën më pas e mori Sindi e cila u shpreh se Atdheu ka qenë i vetmi që i ka qëndruar afër dhe e ka mbështetur në një kohë që të gjithë i ishin vënë kundër.