Pasi e vodhi në merkato, Bayern mposht Leipzigun bindshëm në Bundesliga
Bayern Munich ka shënuar fitore përballë skuadrës së RB Leipzig.
Pasi e vodhi në merkato duke i marrë emra si Upamecano, Sabitzer e trajnerin Julian Nagelsmann, Bayerni i ka marrë edhe tri pikë skuadrës së Leipzig, duke e mposhtur 1:4.
Golin e parë në këtë takim e shënoi i përhershmi Robert Lewandowski, kur luhej minuta e 12’ e takimit, shkruan Periskopi.
Në pjesën e dytë bavarezët shënuan edhe dy herë të tjera, me anë të Musiala në minutën e 47’ dhe Leroy Sane në minutën e 54’.
Leipzig arritën te reagonin tek në minutën e 58’, me anë të Laimer, goli i të cilit nuk ka ndonjë vlerë në këtë takim. Në anën tjetër, Choupo Moting vulosi rezultatin 1:4, me golin e minutës së 90+2′.
Bayern tani shkon në 10 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Leipzig numëron vetëm tri pikë. /Periskopi/