Pasi e la Kosovën në terr, Kurti tenton të arsyetohet për reduktimet: Është rritur konsumi i energjisë

Pasi e la Kosovën në terr, Kurti tenton të arsyetohet për reduktimet: Është rritur konsumi i energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është rritur dukshëm konsumi i energjisë elektrike nga qytetarët, derisa ka shtuar se rrjeti i transmetimit dhe i shpërndarjes s’po e mban kapacitetin.

Ai ka thënë në një intervistë në KTV se problemi nuk ekziston të tregtia e energjisë, por te konsumi dhe te rrjeti i vjetruar i shpërndarjes.

“Numri i amvisërive është mbi 60.000 dhe i bizneseve mbi 8.000. ka rritje të bizneseve, por s’e kemi problemin që në tregti ka energji, por rrjeti i transmetimit dhe i shpërndarjes nuk e mban kapacitetin e këtij konsumi. KOSTT-i është ai që merret me KEDS-in dhe KEK-un. Transmetimi e shpërndarja s’kanë kapacitet. Në orën pesë të mëngjesit s’ka ndodhur që konsumi të rritet. Piku po shkon për 1.5 megavat… Janë 5 njësi gjithsej me 900 megavatë. Tash ka në treg energji pasi ne importojmë, por s’kemi kapacitete për transmetim e shpërndarje që do t’i furnizonin qytetarët pasi rrjeti është i stërvjetëruar. S’mundem unë si kryeministër të merrem me këto agjencitë e pavarura shtetërore që i raportojnë Kuvendit pasi aty do të isha autoritar dhe do të bëja shkelje ligjore. Ajo do të ishte autoritarizëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se do të dalë me një platformë të re për katër vjetët e ardhshme se trajtimin e furnizimit me energji.

“Synimi ynë është që në fillim të dekadës së ardhshme, 30 për qind e energjisë të jetë nga energjia e ripërtritshme, por 70 për qind do të jetë me qymyr. Këto probleme i ka vendi ynë e rrjeti është i vjetruar…Për herë të parë kontrollojmë Ujmanin. Pa të s’kemi as tetë orë energji elektrike”, ka shtuar Kurti.

Shpërndaje në: