Pasardhësi i LaFerrarit vjen në vitin 2022 (Foto)
Kompania Ferrari ka njoftuar se në vitin 2022 do ta prodhojë pasardhësin e super-makinës LaFerrari.
Hiper-makina e ardhshme e Ferrarit do të jetë pasuese e modeleve si F40, F50, Enzo dhe LaFerrari.
Drejtori për zhvillimin e teknologjisë në Ferrari, Michael Leiters u shpreh se kësaj superveture nuk do t’i futet motori i Formula 1, sikur që ishte në rastin me modelin F50.
“Ne dëshirojmë që ta bëjmë ndryshe këtë model, i cili nuk do të ketë motor të Formula 1. Në këtë hiper-makinë nuk do të ketë as modifikime, pasi synojmë që atë ta prodhojmë për qarkullim publik”, u shprej Leiters për AutoCar.
Vlen të ceket se LaFerrari u prezantua në vitin 2013 dhe është prodhuar vetëm në 500 njësi.