Pasanikët nga Katari të pakompromis, mesazh Real Madridit: Ky është çmimi i Mbappe, ose mbyllni sezonin me golfistin

Pasanikët nga Katari të pakompromis, mesazh Real Madridit: Ky është çmimi i Mbappe, ose mbyllni sezonin me golfistin

Los Blancos janë në dijeni tashmë se sulmuesi francez e dëshiron kalimin në radhët e tyre qysh në këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjelat tashmë ka refuzuar mbi tre oferta për të rinovuar kontratën me PSG-në dhe tashmë ka mendjen te madrilenët.

Derisa janë këto zhvillime të reja, një anëtar i familjes mbretërore nga Katari i ka thënë Real Madridit që të ofrojë një çmim specifik, ose të përfundojë sezonin me një golfist, fjala bije te Gareth Bale.

“Nëse pajtoheni me çmimin specifik…na kontaktoni ose kompletojeni sezonin me një golfist”, ka shkruar anëtari i familjes mbretërore, që janë po ashtu pronar të PSG-së.

Real Madridi duket se dëshiron ta testojë durimin, pasi e di se Mbappe do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme.

Shpërndaje në: