Pas xhamive, thyhet edhe Muzeu i Gjakovës
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjakovës.
Policia ka raportuar se është thyer me përdorim force dera e Muzeut të qytetit.
Sipas njoftimit policesk, gjërat që ishin brenda dollapëve të objektit janë zhvendosur dhe rrëzuar përtokë, si dhe janë thyer xhama të tjerë të objektit.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë në hetim të rastit.
Raste të këtilla të thyerjeve kanë ndodhur së fundi edhe nëpër xhami të ndryshme të vendit.