Pas videos duke u përleshur në ashensor, e dashura e Quavos thyen heshtjen
E dashura e reperit Quavo thotë se nuk janë ndarë pas asaj videoje.
Saweetie ka thyer heshtjen e saj dy ditë pasi TMZ postoi videon që tregon atë dhe të dashurin e saj, Quavo, në një grindje brenda një ashensori, shkruan TMZ.
Saweetie thotë, “Kjo ngjarje e pafat ndodhi një vit më parë, ndërsa ne jemi pajtuar që atëherë dhe kemi kaluar këtë mosmarrëveshje, kishte thjesht shumë pengesa të tjera për të kapërcyer në marrëdhënien tonë dhe që të dy kemi lëvizur më tej”.
Sa për pengesat e tjera, kur të dy u ndanë muajin e kaluar, Saweetie akuzoi Quavon publikisht për mashtrim.
Quavo iu përgjigj akuzave me një tweet në të cilën shkruhej: “Unë kisha dashuri për ty dhe të zhgënjeva që bëre gjithë atë. Ti nuk je gruaja që mendoja se ishe. Nuk të uroj asgjë përveç më të mirës”.
Në videon e mbikëqyrjes shihen çifti nga brenda një ashensori të një apartamenti në një luftë për një valixhe që përmbante një tastierë lojërash video.