Pas vdekjes së Valentinës, Labi apel politikanëve: Ndërtoni spital për leukemi bre dreqi e marrtë

Pas vdekjes së Valentinës, Labi apel politikanëve: Ndërtoni spital për leukemi bre dreqi e marrtë

Labi iu drejtohet me një pyetje klasës politike.

24-vjeçarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi, dy ditë më parë ndërroi jetë ngase nuk mundi t’i përballojë sëmundjes së leukemisë, shkruan lajmi.net.

Valentina po trajtohej në Turqi, ndërsa për shërimin e saj nevojitej shumë e madhe, për këtë filloi një aksion për të grumbulluar para për shërim.

Në krye të aksionit ishte Labinot Tahiri, i cili kishte udhëtuar nga Gjermania për t’i dalë në ndihmë vajzës nga Ferizaj, por ajo nuk i mbijetoi sëmundjes.

Përmes postimit të fundit, Labi thotë se sot varroset Valentina, ndërsa janë edhe disa raste të tjera që kërkojnë ndihmë, andaj pyetja e tij për klasën politike se a do të fillojnë ata ta ndërtojnë spitalin për leukemi, apo do duhet ta bëjnë këtë qytetarët.

 

Shpërndaje në: