Pas udhëtimit maratonik, ekipi i Kosovës ateron në Fshatin Olimpik të Kinës

Pas udhëtimit maratonik, ekipi i Kosovës ateron në Fshatin Olimpik të Kinës
Pas një udhëtimi ‘maratonik’ Prishtinë – Stamboll – Pekin, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës, njofton KOK, transmeton Periskopi.
Ekipi i është nënshtruar procedurave për Covid 19 në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit dhe me të mbërritur në Fshatin Olimpik.
Ekipi përbëhet nga skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Shpërndaje në: