Pas tre ditësh nga ndeshje me Zvicrën, flet trajneri i Serbisë – Nuk lejohen pyetjet për hetimin e FIFA’s ndaj tyre
Kombëtarja e Serbisë pas eliminimit të turpshëm është rikthyer në Beograd.
Trajneri i Serbisë, Stojkovic sot ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për ndeshjet që ata zhvilluan në Botëror dhe për ngjarjet që ndodhën atje.
Siç raporton mediumi Kurir.rs – as në këtë paraqitje mediatike të trajnerit serb, zëdhënësi nuk lejoi pytje jashtë futbollit.
Në këtë konferencë për media gazetarët nuk u lejuan të pyesin për hetimin që po bëhet ndaj kombëtares së tyre pas ngjarjeve në Kupën e Botës, ku ata shfaqën flamurin “Ska dorëzim”, si dhe bën sjellje të pahijshme dhe të pakontrollueshme në takimin Zvicër – Serbi.