Pas Torres, kjo pritet të jetë goditja tjetër e madhe e Barcelonës në merkato

Pas Torres, kjo pritet të jetë goditja tjetër e madhe e Barcelonës në merkato

Barcelona mund të provojë transferimin e qendërmbrojtësit Matthijs de Ligt sa po të lirohet nga pagat e larta të dyshes Samuel Umtit dhe Philippe Coutinos.

De Ligt, 22 vjeç, shihet se një investim afatgjatë për mbrojtjen e “Blaugranëve” dhe largimi i tij nga Juventusi tashmë duket gjithnjë e më i sigurt, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, Barcelona së pari ka një detyrë të vështirë për të gjetur blerës për Umtitin dhe Coutinhon duke ditur se ka pak skuadra që janë të gatshme të paguajnë shifra të larta në afatin kalimtar të janarit.

Shpërndaje në: