Pas thirrjes nga Prokuroria, Kurti nuk i ndalë udhëtimet shkon në Kroaci më pas edhe në Slloveni

Pas thirrjes nga Prokuroria, Kurti nuk i ndalë udhëtimet shkon në Kroaci më pas edhe në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Kurti, sipas një komunikate për media, do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, shefi i Qeverisë udhëton për në Slloveni.

Shpërndaje në: