Pas termocentraleve BE-ja do t’i ndalojë edhe automjetet me auspuh

Përkundër kësaj, drejtori ekzekutiv i Stellantis, Carlos Tavares, mendon se kjo gjë nuk është mënyra më e efektshme dhe as më e lirë për luftimin e ndryshimeve klimatike.
“Ajo që është e qartë është se elekrifikimi është një teknologji e cila po zgjidhet nga politikanët, e jo nga industria”, theksoi ai gjatë një interviste për disa media evropiane.
“Kur të merret parasysh miksimi momental energjetik në Evropë, rezulton se automobilit elektrik i duhet të kalojë 70,000 kilometra para se t’i kompenzojë emitimet e larta të karbonit që u shkaktuan nga prodhimi i baterisë së tij, pra para se të mund të barazohet me autombilat ‘e lehtë’ hibrid, të cilët realisht kushtojnë përgjysmë më lirë”, sqaroi tutje Tavares.