Pas sulmit në Zelandë, Facebook merr këtë vendim të rëndësishëm për nacionalizimin dhe supremacinë e bardhë

Pas sulmit në Zelandë, Facebook merr këtë vendim të rëndësishëm për nacionalizimin dhe supremacinë e bardhë

Platforma sociale Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë përmbajtjet që reflektojnë “nacionalizmin e bardhë” dhe “separatizmin e bardhë”.

Rrjeti social ka paralajmëruar ndalimin e publikimeve, fotografive dhe përmbajtjeve të tjera që citojnë nacionalizmin e bardhë, supremacinë dhe separatizmin.

Masa e re, që do të fillojë të zbatohet nga java e ardhshme, do të vlejë edhe për platformën Instagram.

Vendimi vjen gati dy javë pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandë të Re gjatë namazit të xhumasë, ku 50 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën.

Sulmi i terroristit në Christchurch të Zelandës së Re u transmetua drejtpërdrejt në Facebook dhe u shpërnda në masë të madhe, ndërsa më pas u ndalua.

Facebook më herët ka qenë në shënjestër të kritikave për shkak të indiferencës ndaj postimeve të racistëve të bardhë.

Shpërndaje në: