Pas shumë kritikave për eliminimin e Italisë, flet trajneri Mancini

Pas shumë kritikave për eliminimin e Italisë, flet trajneri Mancini

Dje u raportua edhe nga Fedrata e Futbollit të Italisë se trajneri, Roberto Mancini do të jetë në krye Kombëtares.

Trajneri u “gozhdua” nga Maqedonia e Veriut, pasi me rezultatin 0:1 arriti ta eliminoi Italinë nga Kupa e Botës, shkruan Periskopi.

Për këtë Mancini ka pranur një ‘lum’ me kritika.

Por, përkundër eliminimit shokues, trajneri italian duket se do të vazhdojë ta kryejë punën e tij.

“Ne jemi në një pikë të njëjtë me Federatën. Jam i lumtur për këtë. Do të diskutojmë përsëri në ditët në vazhdim”, deklaroi fillimisht Mancini.

“Do të flasim për planet tona të së ardhmes dhe për gjërat që të përmirësohen sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Mancini, i cili e bëri Italinë kampione të Evropës vitin e kaluar.

Shpërndaje në: