Pas shqetësimit të fansave, flet e motra e Britney Spears

Pas shqetësimit të fansave, flet e motra e Britney Spears

Jamie Lynn Spears foli publikisht për shëndetin mendor të së motrës, Birtney Spears, duke theksuar se askush nuk ka të drejtën të tallet ose të flasë për shëndetin e dikujt. Në një postim në Instagram, ajo ndau disa postime të personazheve të njohur të cilët adresonin rëndësinë e shëndetit mendor.

“Nëse përjetoni vetë ose kujdeseni për dikë që ka një sëmundje mendore atëherë duhet të dini se është shumë e rëndësishme që të respektoni situatën dhe intimitetin e personit si edhe të familjes që përpiqet të mbrojë të dashurit e saj dhe nuk ka rëndësi se si duket në publik. Kushdo që përjeton sëmundje mendore, duhet të dijë që nuk është vetëm.”

Një ndjekës, shkroi: “Po për sëmundjen mendore të dukshme të motrës tënde? Pse nuk flet për këtë?”

“Ti nuk ke asnjë të drejtë të flasësh dhe aludosh për motrën time. Edhe unë nuk kam të drejtën të flas për shëndetin e saj mendor dhe çështjet personale. Ajo është një grua e fortë, e jashtëzakonshme, e pandalshme dhe kjo është e vetmja gjë e dukshme,” u përgjigj ajo.

Komente të tilla vijnë pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e Britney-t dhe për faktin që nuk ka asnjë kontroll mbi jetën e saj. Mendohet që ditën e sotme (22 korrik) është përcaktuar seanca dëgjimore për të vendosur nëse Britney do të largohet nga kujdestaria ligjore, që ka të drejtën për një seri veprimesh të jetës së saj, përfshirë këtu edhe financat. Sipas dokumenteve ligjore të para nga The Blast, nëna e këngëtares dëshiron të ndihmojë në menaxhimin e financave të saj.

Burimet: The Blast, Entertainment Tonight

Shpërndaje në: