Pas “seancës së thumbave”, takimi Kurti-Rama përfundon pas 5 minutave
Ka përfunduar pas 5 minutash takimi ndërmjet kryeministri të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.
Nga qeveria është bërë e ditur së në këtë takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Takimi i tyre është mbajtur pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumbat e Ramës kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.
Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet