Pas rikthimit në “Përputhen”, Andi tregon arsyen e mungesës në emision
Andi është rikthyer në “Përputhen”.
Në emisionin e e disa ditësh më parë, moderatorja Bora Zemani zbuloi se ai nuk dëshiron të jetë më pjesë e programit, shkruan lajmi.net.
Sipas asaj se çka tregoi moderatorja, Andi ka marrë këtë vendim si pasojë e një hatër mbetjeje me produksionin.
Lidhur me këtë situatë, u pyet edhe Tea teksa tha se ka biseduar me Andin dhe ka bërë të ditur se ai ka një hatër mbetje me produksionin.
I pyetur për mungesën e tij, Andi tha se nuk ka patur asnjë hatërmbetje me produksionin.
Ai shtoi se ka patur angazhime, që i mbetën pas për shkak të problemeve shëndetësore dhe se gjatë kësaj kohe është marrë me këto angazhime.
“Kam pas disa angazhime, punime, dhe ngaqë kam qenë de pak pa qejf dhe mbeta mbrapa me investimet që kisha nisur. Kam qenë sëmurë dhe nuk u përgjigja sepse nuk e mendova të arsyeshme ta tregoja këtë te produksioni. I kam parë edhe debatet për foto që qarkulluan me Melisën, por ajo u sqarua. Njerëzit do merren me fjalë, e kanë bërë që në fillim, të vazhdojnë, un jam në rregull me veten time”, tha Andi./Lajmi.net/