Pas rikthimit, Alves vjen me një mesazh për tifozët e Barcës

Pas rikthimit, Alves vjen me një mesazh për tifozët e Barcës

Dani Alves ka kompletuar rikthimin e tij te Barcelona.

Mbrojtësi brazilian është kthyer te skuadra të cilën e la para pesë viteve dhe për këtë duket tejet i lumtur.

Ai tashmë ka nisur edhe një mesazh përshëndetës për të gjithë tifozët e Barcelonës, të cilin mesazh Periskopi ua përcjell më poshtë.

“Përshëndetje culers. Jam këtu në Barcelona, jam këtu me ju. Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi. SHpresoj të ju shoh së shpejti. Le ta shijojmë dhe rindërtojmë këtë skuadër që e duam të gjithë. Puthje”, ka thënë Alves, transmeton Periskopi.

Alves ishte dëshira e parë e Xavi Hernandez kur ai erdhi në stol. Po ashtu, Alves ishte transferimi i parë i Barcelonës kur Guardiola merrte drejtimin e skuadrës. /Periskopi/

Shpërndaje në: