Pas PZAP-it, edhe Supremja ndalë ndërhyrjen e Qeverisë Kurti në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte ankuar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 3 shtator 2024.
Në këtë mënyrë, këto dy institucione kanë mbrojtur vendimin e parë të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me datë 29 gusht 2024, me anë të të cilit KQZ-ja kishte kufizuar numrin e vendvotimeve dhe numrin e votuesve për secilën përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës.
KQZ-ja e kishte kufizuar këtë numër me 1,000 votues për 1 vendvotim.
Me anë të ankesave, Vetëvendosje kërkonte që KQZ të heq kufizimin e hapësirave dhe rrjedhimisht të numrit të votuesve që duan të votojnë fizikisht në përfaqësi diplomatike dhe që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të rivlerësojnë këtë çështje.
Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ankesa e Vetëvendosjes është e pathemeltë, prandaj është refuzuar.
Demokracia.com ka siguar këtë Aktgjykim, të cilin mund ta lexoni në vazhdim:
Marakli të ankesave – Vetëvendosje i çon në Supreme ankesat ‘copy – paste’ që ia rrëzoi PZAP
Ankesat “copy-paste” të VV-së: PZAP i hedh poshtë të gjitha (Dokument)