Pas publikimit të mesazheve Mihali – Krasniqi, Bajrami me gjashtë pyetje: VV dhe nëntoka e saj duhet të përgjigje
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të mesazheve ndërmjet Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit.
Sipas Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet ta marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga ligji.
Tutje ajo ka pasur gjashtë pyetje për LVV-në, për të cilat sipas saj, ata duhet të përgjigjen.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit
Ata duhet të përgjigjën në këto dhe pyetje të tjera:
Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?
Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre të ekonomisë?
Pse se ka bërë drejtore të KEK-ut?
Kush e ka ndalu Albin Kurtin që Dejona Mihalit me i dhanë edhe pushtet formal, me nxjerr nga nëntoka dhe me i koordinu të gjitha ministritë nga një zyre e qeverisë, koordinim që ajo është duke e bë që katër vite nga zyrat e LVV-së?
A e dini pse se na bërë, SEPSE ajo çka bërë Dejona e nëntokës që katër vite është e gjitha joligjore, e Albini ka dashtë që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që nuk kanë me u zënë kurrë.
Andaj LDK i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.
A kemi pasë nevojë me importu qindra miliona euro energji elektrike?
Kjo është çështja.
Sa na ka kushtu koordinimi me Dejonën në rastin e KEK-ut?
Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.