Pas presionit nga KOK, IOC kërcënon Serbinë për skandalin që bëri me boksierët kosovarë

Pas presionit nga KOK, IOC kërcënon Serbinë për skandalin që bëri me boksierët kosovarë

Presionet e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Boksit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe në Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA) kanë nisur të japin efektet e para.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përmes një deklarate të dhënë në mediat izraelite dhe të publikuara në media të ndryshme botërore, ka lëshuar kërcënimin e parë për Serbinë. IOC ka kërcënuar shtetin serb me mos dhënien e organizimit të ngjarjeve të mëdha, nëse vazhdon diskriminimi i sportistëve kosovarë.

E gjithë kjo vjen pas diskriminimit të boksierëve tanë në muajin tetor të këtij viti, të cilëve iu mohua hyrja në këtë shtet dhe pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit, të organizuar në Beograd.

Ne letrën e siguruar nga “Jerusalem Post”, IOC krahas botërorit të boksit, ka përmendur edhe botërorin e anuluar të “squashit” të paraparë të mbahej në Malajzi, vend ky që refuzoi t’u japë viza sportistëve të Izraelit.

IOC-ja ka thënë se do të punojë me Komitetet Olimpike të Malajzisë dhe të Serbisë për të gjetur zgjidhje me qeveritë përkatëse dhe se nëse kjo nuk arrihet, “këto vende do të përjashtonin veten nga e drejta për të organizuar ngjarje sportive ndërkombëtare, derisa të merren dhe të respektohen garancitë e nevojshme”.

Tutje, drejtues të IOC-së, kanë kërkuar nga federatat ndërkombëtare që të jenë jashtëzakonisht vigjilente kur japin të drejtën e organizimit të ngjarjeve sportive ndërkombëtare, pasi paraprakisht duhet garantuar pjesëmarrja e të gjithë sportistëve nga vendi mikpritës.

Që prej diskriminimit të boksierëve tanë nga Serbia, KOK dhe FBoxK, kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me IOC dhe AIBA-në, nga të cilët ka kërkuar masa më rigoroze ndaj shtetit të Serbisë dhe njëkohësisht kompenzim për humbjen që u shkaktoi politika boksierëve tanë me mospjesëmarrjen në botëror.

Vitin e ardhshëm, pikërisht në Beograd, do të mbahet Kampionati Botëror i Mmundjes dhe atletik, ku mundësit dhe atletët tanë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen.

 

 

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Selmanaj: Kurti dhe koalicioni qeverisës po shkatërrojnë themelet e shtetit demokratik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe…

Haradinaj në 35-vjetorit e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu: Pa sakrificën e tyre s’e kishim arritur lirinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe me…

Kurti në Zvicër: Serbia gjithmonë do të jetë rrezik për Kosovën dhe vendet fqinje që i pengojnë projektit të “botës serbe”

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për një adresim dhe…

Abdixhiku viziton Rezidencën Artistike të Mulliqit: Me Sibelin e Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japim vend meritor

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku tha…

Vinicius s’e humbi vetëm “Topin e Artë”, por edhe një shumë të madhe parash

Vinicius Junior do të ishte të paktën 1 milion euro më i pasur, nëse do…

Probleme me furnizim të ujit në kryeqytet, sqarohet KRU “Prishtina”

KRU “Prishtina ka njoftuar për problemet me ujë që po kanë disa lagje në kryeqytet.…

Aksident mes trenit dhe një veture në Pejë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit të linjës Prishtinë –…

Rama inspekton punimet në rrugën “Jim Xhema”: Kjo rrugë do t`i reduktojë kolonat në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka inspektuar sot punimet në rrugën “Jim Xhema”. Ai ka…