Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënimet arritën edhe tek kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënimet arritën edhe tek kryeministri polak

Plagosja e kryeministrit sllovak, Robert Fico, kur një qytetar i pakënaqur qëlloi dje mbi politikanin, shkaktoi një ortek kërcënimesh jo vetëm ndaj zyrtarëve dhe gazetarëve sllovakë, por edhe ndaj politikanëve evropianë, si kryeministri polak Donald Tusk.

“Sllovakët na dhanë një shembull se çfarë të bëjmë me Donald Tuskin nëse ai saboton aeroportin qendror”, është një nga kërcënimet me vdekje që i ka arritur kryeministrit polak.

Tusk ka publikuar mesazhin në rrjetin social X me komentin “dje kishte më shumë. Vizioni i Polonisë”, raporton reuters.

 

“Nuk është çështje vetëm e Sllovakisë. Tensionet nuk po rriten vetëm atje. Ne pamë sulme gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani. Nuk është vetëm problemi i Sllovakisë. Politikanët në Evropë duhet të mendojnë se si të shmangin situata të tilla”, tha presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë, Peter Pellegrini.

Kërcënime me vdekje kanë ardhur edhe për politikanët e koalicionit qeverisës sllovak, për shembull presidenti i rajonit Njitra, Branislav Becik, kreu i listës së kandidatëve të partisë Zëri i Presidentit, Peter Pellegrini në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Plagosja e të parit të qeverisë sllovake, i cili pas një operacioni pesë orësh ndodhet në një gjendje të stabilizuar, por ende shumë të rëndë, detyroi policinë dhe shërbimet e Republikës Çeke fqinje të kontrollojnë sot aftësitë e rojeve të sigurisë të krerëve të shtetit.

Shpërndaje në: