Pas peticionit, NETFLIX njeh Kosovën si shtet të pavurur
Gjiganti i njohur Netflix ka shtuar Kosovën në listën e saj të shteteve, pas një peticioni të nënshkruar nga mbi 37 mijë njerëz dhe të iniciuar nga një qytetar i Kosovës me emrin Sovran Hoti.
“Netflixi ka shtuar Kosovën në listën e saj të shteteve, me kodin e saj telefonik +383. Edhe pse ka shumë për t’u bërë, çdo iniciativë, e madhe apo e vogël që promovon Kosovën si të pavarur e sovrane, do t’ja vlejë!” – ka thënë z. Hoti, që më pas ka falënderuar nënshkruesit e peticionit.
Kompania Netflix është një platformë që ofron përmbajtje të madhe filmash, serish e dokumentarësh.
Deri në janar të vitit 2021, Netflixi ka pasur 203 milionë e 700 mijë përdorues [subscribers], përcjell Periskopi.
Në vitin 2020 raportohej se kjo kompani kishte pasur të hyra prej 1,2 miliardë dollarësh. /Periskopi