Pas peshkut, ngrënia e këtij fruti gjatë shtatzënisë, rrit zhvillimin e trurit tek fetusi
Sado mosbesuese të jenë gratë shtatzëna, kur bëhet fjalë për bestytni të cilat lidhen me foshnjen të gjitha janë kurioze dhe në një formë a tjetër priren të veprojnë a të besojnë ato çka u thuhet.
Nëse gjiri i majtë është më i madh se i djathti, barku është në formë të shalqirit, ju hahen ëmbëlsira, ju dalin puçrra etj besohet se ju do të lindni një vajzë. Por gjyshet thonë që nëse barku juaj duket si top basketbolli, duart i keni të thata, unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark e sigurtë që ju do të lindni një djalë. Këto gjëra mund t’I besoni ose jo, por kjo që do të lexoni më poshtë është e vërtetuar shkencërisht ndaj nuk keni mundësi zgjedhjeje, duhet ta besoni !
Sipas një studimi të fundit nga hulumtuesit e Universitetin e Albertës, një frut mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të foshnjes në bark. Dikur njihej vetëm fuqia e peshkut në këtë fushë, por tashmë kësaj liste i është shtuar dhe molla.
Duke analizuar të dhënat e 688 fëmijëve të cilët ishin pjesë e studimit kanadez, studiuesit gjetën se sa më shumë fruta të kishin konsumuar nënat e ardhshme gjatë shtatzënisë së tyre aq më të zgjuar do të ishin fëmijët një vit pas lindjes, raporton Wall Street Journal.
“Frutat janë një burim i mahnitshëm i phytonutrients, antioksidantëve, vitaminave kryesore, mineraleve dhe fibrave prebiotike, të cilat mund të luajnë një rol në përmirësimin e funksion kognitiv in-vitro dhe in-vivo!