Pas pavarësisë ku tha se ka “nji flamur”, Dua ka një lajm të ri
Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka një vit të gjatë përpara ku do të sjell hite të ndryshme për fansat e saj
Kështu ajo ka paralajmëruar edhe sonte ku ka thënë se “është në xhirime”, por nuk ka saktësuar se a është në xhirime të ndonjë videoklipi të ri apo të ndonjë gjëje tjetër.
Por, projekti i saj me sa duket do të quhet “Physical”.
Megjithatë, Dua pritet që të aktivizohet me këngë të reja gjatë 2020-ës, pasi që viti i kaluar ishte një vit i saj, ku ajo fitoi edhe Grammy.
Para këtij lajmi, Dua kishte uruar pavarësinë e Kosovës me disa fjalë interesante ku si duket nuk i pëlqen edhe aq flamuri i Kosovës.
Ajo në postimin e saj kishte shkruar me hashtag #njikombnjiflamur, kurse më vonë kishte postuar flamurin e Kosovës por me shqiponje në mes dhe kishte shkruar një thënie të kompanisë së babait të saj, Dukagjin Lipa, një slogan më saktësisht ku shkruhej: Ka vetëm një vend. Tjerat gjëra janë nuanca.