Pas një aborti çfarë duhet të bëjë një grua në mënyrë që të mos rrezikojë shtatzëninë për herë të dytë
Ndonëse mund të mos keni gjë në dorë për të parandaluar humbjen e një shtatzënie, mund të bëni shumë gjëra të tjera për të pasur një shtatzëni të ardhshme të shëndetshme. Më poshtë do të gjeni disa këshilla, që mund t’i keni parasysh:
*ushqehuni shëndetshëm dhe bëni rregullisht ushtrime gjimnastikore;
*merrni çdo ditë dozën e duhur të acidit folik ose multivitaminat;
*merrni këshillat e duhura para se të mbeteni shtatzënë, si dhe lidhuni me një mjek gjatë shtatzënisë;
*mos pini duhan, alkool dhe mos përdorni droga të paligjshme, ndërkohë që po mundoheni të mbeteni ose jeni shtatzënë;
*bëni kontrollet e duhura dhe nëse është e nevojshme, merrni mjekime për infeksionet e transmetuara në rrugë seksuale.
*kufizoni konsumin e kafeinës;
*këshillohuni gjithmonë me mjekun. Ju dhe foshnja do të jeni të shëndetshme, po t’i zbatoni me përpikëri të gjitha këshillat.